Flash News

POLITIKOFF

40 vite në skenën shqiptare, Mariana Kondi vlerësohet si "Mjeshtre e Madhe"

40 vite në skenën shqiptare, Mariana Kondi vlerësohet si

Aktorja shqiptare, Mariana Kondi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë si mjeshtre e madhe e skenës shqiptare.

Vetë aktorja është ndjerë e vlerësuar dhe ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale ku shkruan se më në fund pas 40 vitesh në skenë, ky institucion e vlerëson, në kohën dhe momentin e duhur.

Mariana Kondi, ka falenderuar dhe miq e kolegë të saj që nuk jetojnë më, prej të cilëve ajo thotë se ka marrë batutat, energjinë dhe suksesin.

“Faleminderit publik i dashur që më keni mbajtur për 40 vjet mbi skenë dhe më keni dhuruar duartrokitje në çdo cep të këtij vendi të bekuar.

Ky vlerësim shkon për të gjithë ata që më kanë duartrokitur që ditën e parë që vura zemrën në skenë dhe deri te I fundit që po më duartroket në këto momente në ndonjë kanal Televiziv.

Më në fund institucioni më i lartë i këtij vendi më dorëzon këtë vlerësim në momentin dhe kohën e duhur. Pas 40 vjetëve karrierë. Vlerësim për të cilin ndihem e surprizuar nga ky institucion. Dhe sigurisht institucionet I bëjnë individët ndaj dhe falenderimi im nuk mund të shpëtojë pa drejtuesin e tij Presidentin Ilir Meta që ka ditur ti rikthejë lavdinë këtyre titujve.

Kariera ime ka patur hopet e veta, por unë theksin ja vë atyre momenteve të vështira. Sepse ato momente kanë qenë arsyet e ringjitjeve drejt suksesit.

Ndoshta ky vlerësim dhe ky titull ka dhe pjesën e dhimbshme të tij. Është idhtësia e partnerëve të mi që sot janë në dritën e vërtetë. Atyre partnerëve që më dhanë batutën, më dhanë suksesin më dhanë energjinë Skënder Sallaku Vasillaq Vangjeli. Sheri Mita. Met Bega. Ndaj I falenderoj për cdo tullë që kanë vënë në murin e karrierës time.

Ky është një titull që sapo të shkoj në shtëpi do ta ndaj me burrin tim të shtrenjtë për të gjitha ditët qe nuk kam qenë shtëpi për shkak të punës. Tashmë jemi tre. MARJANA TANI DHE MJESHTRI I MADH

Ju dua ”,- ka shkruar ajo krah postimit në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mariana Kondi (@marianakondiofficial)

 

Të fundit