Flash News

POLITIKOFF

40-vjeçari plagos me thikë dy sirianët, arrestohet nga policia

40-vjeçari plagos me thikë dy sirianët, arrestohet nga policia
foto ilustruese

Një 40-vjeçar nga Berati ka plagosur me thikë dy sirianë. Policia e ka arrestuar Oligert Qaman dhe dyshohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit teksa sirianët janë nën kujdesin e mjekëve në spital.

Njoftimi nga policia

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta 2 shtetas, prangoset menjëherë nga Policia autori i dyshuar.

Më datë 27.06.2021, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi O. Q., 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit