Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
45 viktimat e tragjedisë në Bullgari do të arrijnë nesër në Maqedoninë e Veriut
Nesër pritet që trupat e pajetë të 45 personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, do të kthehen në Maqedoninë e Veriut. Ambasadori bullgar Angel Angelov ka treguar se pritet që dy avionë ushtarakë transportues të viktimave të mbërrijnë në Maqedoni mëngjesin e së premtes.
“Pala bullgare do të sigurojë dy avionë transportues ushtarakë që do të transportojnë trupat e viktimave nesër në mëngjes”, tha Angelov.
Ky aksident tragjik ndodhi me 23 nëntor në rrugën "Struna" afër qytetit të Pernikut në Bullgari, teksa autobusi po kthehej për në Maqedoninë e Veriut - i cili kishte qenë në Stamboll- dhe autobusi shpërtheu në flakë, ku 45 persona ndërruan jetë dhe vetëm 7 persona arritën të shpëtojnë. Të gjithë pasagjerët ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.