Flash News

POLITIKOFF

5 emra të tjerë që përfliten se do të jenë banorë të "Big Brother Vip"

5 emra të tjerë që përfliten se do të jenë

Pritet që shumë shpejt të nisë "Big Brother Vip Albania" në sezonin e tij të parë dhe fansat e këtij formati me zor po presin të njihen me banorët VIP.  Shumë emra janë përfolur deri tani dhe së fundmi janë 5 emra të tjerë që diskutohen si banorët potencial të formatit "Big Brother Vip".

Sipas asaj që dihet deri tani, megjithëse ende e pakonfirmuar zyrtarisht, banorët VIP do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme. Burime ende të pakonfirmuara, thonë se tre prej personazheve të përzgjedhur do të jenë këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe këngëtari Kastro Zizo si dhe artisti Robert Berisha. Po ashtu, pas videos që vetë faqja në Instagram e Big Brother, bëri fansat të dyshojnë se banorja e are që do hyjë është këngëtarja Sheila Haxhiraj.

"Panorama Plus" dje shkroi se përveç Sheila Haxhirajt, pjesë e banorëve VIP do të jetë dhe aktori i humorit Romeo Veshaj.

5 emra të tjerë që përfliten se do të jenë

Në 1 tetor nis transmetimi i këtij edicioni. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 mijë euro.

Të fundit