Flash News

POLITIKOFF

5 gabimet që një Virgjëreshë bën në dashuri

5 gabimet që një Virgjëreshë bën në dashuri

Shenjat e Tokës janë të besueshme, të organizuara dhe gjithnjë një hap përpara. Pra, sigurisht që Virgjëresha nuk mund të bëjë përjashtim.

Virgjëresha është një shenjë fantastike, por në aspektin e dashurisë, mund të bëjë ca gabime.

Një Virgjëreshë ka qasje unike në dashuri, por natyrisht, e tepron ndonjëherë me disa gjëra.

Kritikat konstruktive janë të mirëpritura nga njerëzit, por shpesh, Virgjëresha ka tendencën ta teprojë. Mund të jetë e ashpër, e pamatur dhe të lëndojë ndjenjat e personit tjetër.

Si rregullohet? Duke u menduar pak më gjatë për mënyrën se si do ta shprehësh kritikën, sepse të gjithë e dimë se qëllimet e tua janë të mira.

Virgjëresha është ‘mbretëresha e overthinking’ dhe analizon me detaje gjithçka, që nga veprimi më i vogël e deri te ngjarjet madhore. Ky është një zakon që ndikon në një marrëdhënie dhe shpeshherë, negativisht, pasi Virgjëresha ka tendencën që të veprojë sipas skenareve që krijon në kokë.

Si rregullohet? Mbaj një ditar dhe shkruaj ndjesitë dhe mendimet e tua.

Si një shenjë Toke, Virgjëresha nuk jeton dot pa rutinën dhe ky është një fakt. Kjo shenjë horoskopi e respekton shumë rendin dhe rregullin, ndaj nuk është çudi që çdo ditë të bëjë të njëjtën gjë. Megjithatë, kjo mund të sjellë mërzi dhe monotoni në një raport.

Si rregullohet? Duke vendosur me personin tjetër që të miksoni pak rutinën, të dilni në një takim romantik, të shihni një film në kinema etj. S’ta qajmë hallin për ide.

Natyra e një Virgjëreshe është e tillë: Është partnere, mike dhe kolege shumë e mirë, por nuk di ta nxjerrë nga goja fjalinë: “Të lutem, më ndihmo!”. S’e dimë pse është kaq e vështirë, por dimë që të paktën në aspektin e lidhjes, kjo duhet të ndryshojë. Partneri do të jetë mëse i lumtur që të të ofrojë ndihmën në situata të ndryshme.

Si rregullohet? Kuptoje që s’je superhero dhe të gjithë kemi nevojë për ndihmë.

Të fundit