Flash News

POLITIKOFF

“5 m larg nga njeri-tjetri”/ Gjykata vendos urdhër mbrojtje për Lekën e Elian

“5 m larg nga njeri-tjetri”/ Gjykata vendos urdhër mbrojtje

Në Gjykatën e Tiranës u mbajt këtë të enjte seanca për çiftin mbretëror tashmë në proces divorci. Gjykata shqyrtoi 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit, Gjergj Zaharisë. Raportohet se për dy të parët se është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe Elia Zaharian, urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m nga njëri-tjetri, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias, por të dados.

Në foto është momenti kur Elia dhe babai i saj Gjergji dalin nga Gjykata Civile. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati o tij.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmime që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.

Të fundit