Flash News

POLITIKOFF

6 vite nga ikja e Dr. Florit, si e përkujtojnë miqtë artistë dhe bashkëshortja me fëmijët

6 vite nga ikja e Dr. Florit, si e përkujtojnë miqtë artistë

Sot është 6-vjetori i largimit nga jeta të artistit Dr. Flori. Një muzikant i talentuar i cili ka lënë shumë art pas vetës dhe miq e familjarë, të cilët ende e kujtojnë me shumë mall.

Një ndër të parët që ka përkujtuar mikun e tij më të mirë, është Landi Hysi. Anëtari i West Side Family, ka shkruar për shokun dhe bashkëpunëtorin që nuk jeton më, disa rreshta vërtetë prekëse dhe të ndjera.

“Psherëtij.
Ti buzëqesh.
Nuk psherëtij më.
Kohë idiote.
Kujtimi yt, mbetet.

17 Nëntor 2014

#DrFlori”

Të njëjtin postim ka hedhur dhe Aurela Gaçe - e cila po ashtu ka pasur një marrëdhënie shumë të veçantë përveç bashkëpunimeve muzikore me Dr. Florin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Roland Hysi (@landifornia)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Ndërkohë, bashkëshortja e Dr. Florit, Blerina, ka postuar një foto të djalit të tyre, Danit - i cili sapo kishte ardhur në jetë kur Dr. Flori humbi jetën - dhe në sfond shihen disa lule pranë fotos së babait të tij, Florit.

6 vite nga ikja e Dr. Florit, si e përkujtojnë miqtë artistë

Të fundit