Flash News

POLITIKOFF

9 vite pasi e fitoi betejën, Adriana Matoshit i rikthehet tumori në tru

9 vite pasi e fitoi betejën, Adriana Matoshit i rikthehet tumori në

Aktorja dhe deputetja shqiptare në Kosovë, Adriana Matoshi ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook një lajm shumë të trishtë.

Adrianës i është rikthyer tumori në tru 9 vite pasi e kishte fituar këtë betejë.

“Tash 9 vite më vonë, duke mos pushuar kurrë sa duhet, më kapi lodhje prej angazhimeve të mia të shumta, stresi i akumuluar brenda, mbingarkesat, krejt këto më bënë të mendoj që e kam trepuar. Ia kam thyer limitet vetes. Po aty e kuptova që tumori në tru ishte rikthyer prapë.

Me misionin e njejtë prapë po më duhet të tregoj që koha është tepër e vlefshme edhe duhet të kaloj më shumë kohë me prindërit e mi, fëmijët e mi, të dashurin tem, me krejt shoqërinë, kolegët e njerëzit që dua pa kushte. Gjithçka po e dua më shumë.

Të mërkurën duhet prapë të përballem mes jetës edhe vdekjes, ama e di që rrugëtimi im ka për të vazhduar se është shumë i gjatë. Kam shumë qytete t'botës pa i pa, shumë skena të filmit pa shkelur, shumë role pa luajtur. Kam fëmijët që duhet t’i bëj të zotët e vetes...”

Matoshi më pas, duke falënderuar Zotin, ndan besimin dhe optimizmin se edhe këtë herë do ia dalë:

“Besoj që në fund të javës do të çohem me sukses edhe kam për t’u kthyer komente pozitive krejt lutjeve tuaja dhe komenteve plot dashni. Ju dua fort. Mos harroni të doni veten dhe jetën. Mos lakmoni shumë se as pasuria e botës, as fama, e asnjë sukses e arritje në jetë nuk vijnë para shëndetit e asnjëra prej tyre nuk do munden ta blejnë ilaçin ose të ta zgjasin jetën,” –shkruan aktorja, duke e mbyllur me disa fjalë të ndjera: “Në fund të javës do e kemi fatin të dëgjohemi prapë, mos harroni që ajo ka me ndodhë me vullnetin e Zotit edhe përkushtimit të mjekëve, nuk ka për të më shpëtuar as fama e as paraja.”

 

Të fundit