Flash News

POLITIKOFF

A do e pranojë mandatin? Nebiaj e pavendosur flet për Politiko

A do e pranojë mandatin? Nebiaj e pavendosur flet për Politiko

Pas dorëheqjes së Grida Dumës nga mandati i deputetit, mandati i saj i kalon një tjetër gruaje, moderatores Ori Nebijaj.

Duma tha sot në një deklaratë se pas një konsolidimi të gjatë ka vendosur që të japë dorëheqje nga mandati i deputetes. Ori Nebijaj ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në Tiranë. Pavarësisht se mori rreth 5600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit dhe demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti.

Ndërkohë, Ori Nebiajt i është besuar emisioni "Përputhen" në Top Channel këtë sezon të dhe mesa duket edhe vetë moderatorja është gjendur e papërgatitur lidhur me situatën.

Në një komunikim me Politiko, Nebijaj tha se nuk është ende gati të flasë dhe ka nevojë për disa ditë kohë.

Një ditë më parë mandatin e deputetit e la edhe demokrati Alfred Rushaj pasi u mësua se ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga mandati për arsye personale, i cili do të zëvendësohet nga Petrit Doda.

Të fundit