Flash News

POLITIKOFF

A do shkrihet akulli mes Princi Harry-Meghan Markle dhe Familjes Mbretërore?

A do shkrihet akulli mes Princi Harry-Meghan Markle dhe Familjes

Planet janë duke u finalizuar: Princi Harry dhe Meghan Markle mund të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar për kurorëzimin e mbretit Charles, thonë burime të shumta për Page Six. Kur na ndan vetëm një muaj nga kurorëzimi në Westminster Abbey në Londër, një burim i brendshëm mbretëror i ka thënë Page Six, “Ka pasur diskutime të gjata midis Sussexëve dhe pallatit, sigurisht që ka një krizë. Është një ngjarje kaq historike dhe shpresohet që Harry dhe Meghan të jenë atje.”

Vendimi përfundimtar është në duart e Harry-t, pasi një burim pranoi: "Të gjitha familjet kanë vështirësi, por kjo nuk është një familje normale, sigurisht. Harry ka shumë pyetje se si do të funksionojë ngjarja."

Buckingham Palace po përgatitet për një ceremoni që do të ndiqet në mbarë botën më 6 maj, me nipin më të madh të Charles, Princi George i cili do marrë një rol kryesor, së bashku me tre nipërit e vetë Mbretëreshës Consort Camillia, Gus dhe Louis Lopes, Freddy Parker Bowles dhe stërnipin e saj Arthur Elliot.

Sussex-ët janë plotësisht të vetëdijshëm se është një thikë me dy presa dhe se të gjithë sytë do të jenë mbi ta atë ditë.

Në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth në shtator, Sussex-ët u vendosën në rreshtin e dytë të Westminster Abbey, pas vëllait të Harry-t, Princit William dhe gruas së tij, Princeshës Kate, dhe nuk dihet se ku do të vendosen për kurorëzim nëse do marrin pjesë. Ata gjithashtu nuk u lejuan të shfaqeshin në ballkonin në Pallatin Buckingham për jubileun e Mbretëreshës, pasi ata nuk janë duke punuar si anëtarë mbretërorë.

Harry ka folur shpesh për problemet me familjen e tij.

Kohët e fundit, Harry bëri një udhëtim të befasishëm në Londër javën e kaluar për të mbështetur gjyqin për hakerimin e telefonit të Associated News, së bashku me Sir Elton John, dhe të mërkurën, u raportua se ai do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar në qershor për gjyqin e tij kundër Mirror.

Të fundit