Flash News

POLITIKOFF

A do vishnit dhe ju një shall me kartëmonedha 100 dollarëshe njësoj si Lady Gaga?

A do vishnit dhe ju një shall me kartëmonedha 100 dollarëshe

"That’s money, honey."(Këto janë para zemër).

Lady Gaga zgjodhi një pamje veçanërisht luksoze për fluturimin e saj privat në Las Vegas, duke ndarë një fotografi në Instagramin e saj e veshur me një shall nga kartëmonedha 100 dollarë.

Ylli 35-vjeçar i "House of Gucci" e stiloi aksesorin e saj të jashtëm me një fustan Magda Butrym me pika (1,300 dollarë), syze dielli Valentino (449 dollarë) dhe një çantë rozë Hermès Kelly (22,550 dollarë).

"Gaga a mund të ma japësh atë shall...jam ftohur," bëri shaka një komentues, ndërsa një tjetër shkroi, "Unë kam nevojë për disa shaje të tilla në jetën time të varfër."

Ndërsa ka shumë të ngjarë që paratë e mbështjella rreth shpatullës së Gagës të jenë të rreme, superstari i muzikës pop nuk është e panjohur për stilin e saj të çuditshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga)

Të fundit