Flash News

POLITIKOFF

“A e ke parë veten në pasqyrë”, Anita ofendon Gani Gërminë

“A e ke parë veten në pasqyrë”, Anita ofendon Gani

Spektakli i natës së mbrëmshme kishte plot ngjarje në Big Brother VIP Kosova 2, kjo pasi opinionistja e këtij edicioni Anita Harajdini e ‘ofendoi’ Gani Gërminë.

Gjithçka nisi pas asaj që po diskutonin për Brikendën, ndonëse u tha që mes saj dhe gazetarit të njohur mund të ketë diçka më shumë se miqësi.

“Nuk dyshoj fare që me Brikendën ke raporte shoqërore, sepse Brikenda është kokrra e yllit, nuk e di a e parë ndonjëherë veten në pasqyrë,” ishte komenti i Anitës.

Ndërsa Ganiu i përgjigjet:

“Ky është ofendim pak, por sidoqoftë, e nderuar opinioniste e dashur.”

“Qetësohu me raste, Gani, sepse nuk është Big Brother i Ganisë,” ka vazhduar Anita.

Të fundit