Flash News

POLITIKOFF

A është e lidhur modelja nga Kosova me Romeon? Reagon Arta Nitaj

A është e lidhur modelja nga Kosova me Romeon? Reagon Arta Nitaj

Së fundmi, në mediat online po përflitet se modelja e njohur nga Kosova Arta Nitaj dhe Romeo Veshaj janë në një lidhje. Këto dyshime kanë nisur pasi dyshja postuan foto nga i njëjti vend në Dubai. Ata të dy pozuan përpara një restoranti luksoz, në kohë të ndryshme.

Por vetë modelja i ka hedhur poshtë dyshimet dhe thashethemet, duke theksuar se nuk e njeh personalisht Romeon.

 “Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh nga afër dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo. Thjesht kemi bërë foto në të njëjtin vend, tek restoranti "Namos""- ka shpjeguar ajo.

Po ashtu, modelja theksoi se ajo e ka “Romeon e saj”, duke na nënkuptuar se është në një lidhje dashurie.

“Për Vitin e ri Romeo s’ka qenë në Dubai, pra nuk kemi festuar bashkë. Kam Romeon tim, unë Zhulieta”, tha Arta Nitaj.

Rikujtojmë se dhe Romeo është në një marrëdhënie me Aleksia Peleshin. Kjo e fundit ka folur publikisht rreth partnerit të saj, ku herë pas here i ka dalë në krahë në situata të ndryshme që aktori është përfshirë.

Të fundit