Flash News

POLITIKOFF

A është e zhgënjyer Çiljeta nga PD-ja? Këngëtarja hedh poshtë akuzat

A është e zhgënjyer Çiljeta nga PD-ja?

Së fundmi, në rrjet ka qarkulluar një lajm se Çiljeta ndihet e zhgënjyer nga Partia Demokratike e ekzaktësisht nga Lulzim Basha. Këngëtarja ka reaguar lidhur me këtë lajm duke hedhur poshtë akuzat ndaj saj dhe duke fajësuar gazetarin për shpifje.

 “Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë timen ku flas sërish për politikë… Nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia. Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik. Dua të sqaroj të gjithë ata që më ndjekin se në deklaratën e publikuar nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk jam larguar si e zhgënjyer. Uroj që gazetarët ta përdorin ‘fantazinë’ për të shkruar histori të vërteta, bazuar në fakte dhe në interes të publikut,”- shkruan këngëtarja në postimin e saj në Instastory.

Kujtojmë se Çiljeta ka qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

A është e zhgënjyer Çiljeta nga PD-ja?

 

Të fundit