Flash News

POLITIKOFF

A është larguar Florjan Binaj nga "Portokallia"?

A është larguar Florjan Binaj nga "Portokallia"?

Programi më i madh i humorit në Shqipëri – “Portokalli” do të rikthehet këtë të dielë me sezonin e ri.

Ashtu siç ndodh gjithmonë, fillimisht publikohet promo me kastin e aktorëve. Po ashtu, aktorët e spektaklit të humorit, kanë publikuar dhe në profilet e tyre në rrjetet sociale momente nga provat.

Në të dyja rastet, është vërejtur mungesa e një prej aktorëve kryesor të "Portokallisë", Florjan Binaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Portokalli (@portokallitch)

Flori momentalisht ndodhet në Kenia të Afrikës, ku duket se po shijon udhëtimin e tij por nuk dihet nëse ai është larguar apo jo nga "Portokallia", duke qenë se ai nuk do mungonte në premierën e sezonit të ri. Prej vitesh diskutohet largimi i tij nga ky spektakël, mirëpo disi kanë arritur ta bindin që të qëndronte.

Vetë Flori nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me mungesën e tij në "Portokalli".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Të fundit