Flash News

POLITIKOFF

A është Redia xheloze që Sara dhe Lori janë të pandashme? Motra e tretë jep përgjigjen epike

A është Redia xheloze që Sara dhe Lori janë të

Në familjen Hoxha, Sara dhe Lori kanë vendosur të kenë një profil publik dhe shpesh herë ndajnë me fansat e ndjekësit momente private dhe nga jeta e tyre. Ndryshe nga Lori - e cila është një nga vajzat më të ndjekura në Shqipëri dhe influencon shumë të rinjtë për stilin e saj, Sara është më e rezervuar në postime, e megjithatë pëlqehet shumë po ashtu.

Ndërkohë, motra e tretë, Redia ka vendosur të mos ketë aspak jetë publikë, njëjtë sikurse vëllai, i vogli i familjes, Itan.

Shpesh herë Lori është shprehur se Sara është personi i saj më i afërt dhe se e pyet për çdo gjë. Por, si ndihet motra e tyre më e vogël, Redia për këtë? Kjo pyetje i është bërë Lorit në një "ask me" teksa i shkruajnë:

 “A është motra jote xheloze për ty dhe Sarën? Duket sikur ju të dyja jeni të pandara”.

Lori e ka pyetur vetë Redian për këtë pyetje dhe ajo është kthyer me nota humori:

 “I don’t care(Nuk më intereson)”

Teksa Lorii përgjigjet: “Sikur ta dija!”.

 

Të fundit