Flash News

POLITIKOFF

“A i sigurove lekët”, Ronaldo tregon momentin më të vështirë pas daljes nga Big Brother

“A i sigurove lekët”, Ronaldo tregon momentin më të

Ronaldo Sharka, tashmë pjesë e Kepit të Vipave, ka treguar momentin më të vështirë dhe periudhën më të errët të tij, pas daljes nga Big Brother Vip Albania herën e parë.

Ronaldo tha se kishte hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri me shpresën se do të fitonte sadopak për të vijuar jetën, por në fund doli me asgjë dhe për të kaluar më vonë një periudhë depresive.

Ronaldo ka treguar se kur doli jashtë mësoi se babait të tij i ishte përsëritur sëmundja dhe momenti më i vështirë ka qenë kur ai e ka pyetur për lekët e operacionit, që në fakt ishin siguruar, por babai i tij nuk mundi të hyjë në sallën e operimit.

“Unë gjatë ditës e shkëput mendjen, por kur vendos kokën të krevati, është momenti më i vështirë. Shumë e freskët si gjë, Të flas për babain është një nga momentet më të vështira. Periudha post Big Brother ishte ndër më të vështirat të jetës sime. Unë hyra në Big Brother pa kokërr leku, pa makinë pa asgjë me shpresën që do më ndryshonte jeta.

Dal s’skisha asgjë, një periudhë depresive. Marr vesh që babi i ishte ribërë sëmundja dhe s’përballesha dot me këtë fakt. Ishte luftë shumë traumë, operacionet ishin të trishtueshme. Momenti që se harroj ishte kur babi ishte në reanimacion në orët e fundit dhe më pyet a i sigurove lekët e operacioni, u siguruan nga Tch, se harroj kurrë, megjithëse shkoj si shkoj.

Malli vetëm se shtohet, mua më ka marrë tmerrësisht marri ta përqafoj, ta puth ta prek, t’i marr erë. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, por kam parë një solidarizim të njerëzve, jo vetëm të medias por edhe ata që si njihja. Ishte shumë e vështirë, ishte shumë i ri, mjerë kush i përjeton”, tha Ronaldo.

Të fundit