Flash News

POLITIKOFF

A ka hatërmbetje me Donaldin për daljen e Dagz? Reagon PM: S’dua të përfshihem në asnjë debat

A ka hatërmbetje me Donaldin për daljen e Dagz? Reagon PM: S’dua

Dalja e Dagz nga shtëpia e “Big Brother Vip” ka ngjallur debate të mëdha në shtëpi dhe jashtë saj. Fakti që Donaldi nuk zgjodhi të shpëtonte Dagz, është konsideruar si “tradhti” në rrjet dhe po ashtu edhe nga disa banorë në shtëpinë më të famshme të momentit.  

Vetë Dagz, tha kur doli nga BBV, se është pak i zhgënjyer nga Donaldi, me të cilin janë konsideruar dhe si vëllezër dhe marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e ngushtë në shtëpi.  

Fansat mesa duket kanë kërkuar dhe një reagim nga PM, me të cilin Dagz ishte si banor i vetëm derisa produksioni i ndau.  

PM e ka distancuar vetën nga kjo situatë, ku është shprehur se nuk do që të bëhet pjesë e asnjë debati.  

“Përshëndetje t’gjithëve. Po shoh komente perkrahe ate, perkrahe kete. Me shume sinqeritet po ju them nje here dhe nuk e perseris me: Përderisa si PM e kam potencuar qe me t’gjithe banoret e shtepise e kam pas 1 RAPORT shume te mire, s’dua te perfshihem ne asnje lloj debati me askend “pse s’perkrahe ate apo ate”. Me te gjithe kam raporte shume te mira dhe ju uroj fitore te gjithe banoreve aty mbrenda dhe shume suksese ne karrieren e tyre jashte shtepise. Faleminderit t’gjitheve e me e se shumti atyre qe na perkrahen mbrenda shtepise. Ju don shoku PM shumë,” - shkruan PM në profilin e tij në Instagram.  

Kujtojmë se që pas daljes nga BBV, PM nuk është përfshirë në asnjë debat të krijuar për apo nga Big Brother. 

A ka hatërmbetje me Donaldin për daljen e Dagz? Reagon PM: S’dua

Të fundit