Flash News

POLITIKOFF

A ka një kasetë të dytë seksi të Kim Kardashian që e disponon ish-i dashuri i saj Ray J?

A ka një kasetë të dytë seksi të Kim Kardashian që

Ish-menaxheri i Ray J ka hedhur pretendimet se ka një kasetë të dytë seksi me Kim Kardashian dhe vetë Ray J ka reaguar ndaj kërij pretendimi teksa ka thënë:

“Unë jam baba tani dhe puna ime është të jem një prind i mrekullueshëm dhe t’i vë ata në radhë të parë, ky nuk është mesazhi që dua të dërgoj”.

A ka një kasetë të dytë seksi të Kim Kardashian që

Nga ana tjetër, avokati i Kim Kardashian, Marty Singer ka mohuar po ashtu ekzistencën e një kasetë të tillë dhe ka thënë për "Page Six" se ish-menaxheri i Ray J, Wack po e bën këtë gjë pasi kërkon famë.

“Pretendimi se ekziston një kasetë seksuale e pa publikuar është pa dyshim e rreme. Kjo është për të ardhur keq që njerëzit i bëjnë këto deklarata për të provuar të fitojnë 15 minutat e tyre të famës,"- ka thënë Singer.

Më pas, Wack ka regaur përmes një Instagram Story, ku shkruan:

Një mesazh drejtuar avokatëve të Kim Kardashian pyesin klientin tuaj për produktet e nënshkruara për kasetën 1, 2 & 3 me Ray J. Nëse dëgjoj përsëri 15 minuta famë, do të detyrohem të shfaq kontratat e nënshkruara.

Kujtojmë se Kim Kardashian dhe Ray J filmuan veten në Cabo në Meksikë teksa kryenin marrëdhënie seksuale  në vitin 2002 në ditëlindjen e 23-të të Rau J. Ky filmim u publikua 5 vite më vonë nga Vivid Entertainment.

Disa kohë më vonë, Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte marrë ekstazë para se të filmonin atë video.

Të fundit