Flash News

POLITIKOFF

A ka pasur tension mes Leonorës dhe Norës në prapaskenat e sfilatës së Valdrin Sahitit?

A ka pasur tension mes Leonorës dhe Norës në prapaskenat e

Zhurma e sfilatës së Valdrin Sahitit po vazhdon ende, pavarësisht se ka një javë nga organizimi. Së fundmi, në mediat online u tha se ka pasur tension mes Leonorës dhe Norës, për shkak të mospajtimeve të dikurshme për këngën “Sa t’kom dashtë”.

Në shkrimin që po qarkullon nga dita e djeshme, ndër të tjera thuhet:

“Në dhomat e grimit, mes dy vajzave ka pasur momente tensioni, ku nuk i kanë kursyer batutat me përqeshje. E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes. Nora Istrefi ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, duke qëndruar larg nga Leonora, por edhe nga miqtë e përbashkët. Kështu, Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa nga kolegëve të saj të showbizzit të Kosovës, kolegë këta që pasi kanë qëndruar me Leonorën, as nuk kanë “guxuar” të afrohen te Nora, pas raportit të tensionuar të krijuar”.

Por, a është një gjë e tillë e vërtetë?

Sipas "Prive" që është shumë afër artisteve, nuk ka asgjë të saktë në këtë raportim. Mes Leonorës dhe Norës as nuk ka pasur kunja e as tension.

Të fundit