Flash News

POLITIKOFF

A mund të agjërojnë fëmijët? Ja çfarë thotë mjekja

A mund të agjërojnë fëmijët? Ja çfarë

Agjërimi apo mbajtja e dietave fasting ka një sërë përfitimesh për turpin dhe mendjen por kjo nuk vlen për të gjithë. E ftuar në emisionin “Health O’clock” mjekja endokrinologe se mungesa e ushqimit për shumë orë, mund të krijojë probleme tek disa kategori të sëmurësh.

“Te një pacient diabetik për shembull, ndodh hipoglicemia, rënia e sheqerit, e dyta që ndodh është dehidrimi dhe kjo sjell çrregullime, gjendje të rënda shëndetësore që kanë nevojë për hospitalizim. Në rastin e insuficencave kardiake do sillte çrregllime elektrolitike, çrregullime të ritmit kardiak, që gjithashtu janë jetëkërcënuese”, tha Edlira Hoxha, endokrinologe.

E kur bëhet fjalë për fëmijët dhe adoleshentët, ekspertët thonë se ai është i ndaluar.

“Ne në fakt nuk e rekomandojmë te të gjithë fëmijët dhe tek personat nën 18 vjeç për shkak të specifikave të moshës, për shkak të procesit të rritjes, ku janë të nevojshme lëndët ushqyese bazë si karbohidratet, proteinat, yndyrnat, ndaj nuk e rekomandojmë as si proces dietik siç është fasting, por edhe gjatë muajit të Ramazanit nuk do ta rekomandonim”, shprehet mjekja./ Living

Pavarësisht se agjërimi apo dietat fasting, shërbejnë si një rigjenerim për trupin, mjekët rekomandojnë bërjen e disa analizave përpara nisjes së tij.

Të fundit