Flash News

POLITIKOFF

"A po të dhemb zemra", Elvana Gjata dedikim për ish-të dashurin?

"A po të dhemb zemra", Elvana Gjata dedikim për ish-të

Elvana Gjata përmes një postimi në Instagram, ka treguar se shumë shpejt do të sjellë projektin e ri muzikor. Kënga mban titullin "EX", që në shqip do të thotë "ishi".

Elvana po ashtu ka zbuluar për fansat e saj se kjo këngë do të jetë një bashkëpunim me reperin Bardhyl Idrizi.

Këtë herë, Elvana i këndon “ish-të dashurit” me ritme latine dhe ndër të tjera në këngë thotë “A po të dhemb zemra?”.

“'EX', të enjten 23:59”, ka shkruar Elvana krahas videos. Ndërkohë, të gjithë janë bërë kuriozë për këngën e plotë, e cila padyshim pritet të jetë një hit.

Nuk dihet nëse kjo këngë është një dedikim për ish-të dashurin e saj apo nëse Elvana është ndarë apo jo me të dashurin, pasi që pas ngjarjes së Bllokut, Elvana e ka mbajtur shumë larg vëmendjes publike, jetën e saj private.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Të fundit