Flash News

POLITIKOFF

A po vjen një bashkëpunim?/ Ledri Vula dhe Bebe Rexha foto së bashku në SHBA

A po vjen një bashkëpunim?/ Ledri Vula dhe Bebe Rexha foto së
Dy prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare në skenën ndërkombëtare, Ledri Vula dhe Bebe Rexha, kanë befasuar fansat me një paraqitje të përbashkët.

Në një fotografi të shpërndarë nga menaxheri i Ledrit, dy artistët shfaqen krah për krah, të buzëqeshur, gjatë një takimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky takim ka ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime në rrjete sociale mbi mundësinë e një bashkëpunimi muzikor mes tyre, çka do të ishte padyshim një lajm i madh për fansat shqiptarë dhe më gjerë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, ndaj mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një takim miqësor, apo në sfond fshihet diçka më shumë.

Të fundit