Flash News

POLITIKOFF

A tregoi Arbana se është në pritje të një vajze?

A tregoi Arbana se është në pritje të një vajze?

Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të tretë dhe një "ask me" me ndjekësit e saj në Instagram, ka treguar që e ka marrë vesh gjininë e bebes, por nuk kanë asnjë xhirim për shkak të rrethanave.

“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Dielli në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi,” shkruan moderatorja.

Arbana nuk ka dhënë detaje për gjininë e bebes por përgjigjen e saj e ka përmbyllur me një zemër rozë. Kjo mund të jetë një indicie nga ana e saj, duke nënkuptuar që fëmija që pret është vajzë. Arbana ka dhe dy djem, Jonin dhe Diellin.

A tregoi Arbana se është në pritje të një vajze?

Të fundit