Flash News

POLITIKOFF

Abramovich vendos veto për blerjen e Chelsea, londinezët rrezikojnë rënien nga kategoria

Abramovich vendos veto për blerjen e Chelsea, londinezët

Pas sanksioneve të Perëndimit dhe SHBA-ve, Roman Abramovich ka ende në dorë klubin londinez. Chelsea mund të zhytet në krizë falë Abramovich, për sa kohë ai refuzon ta shesë në një vend që ka sanksionuar Rusinë.

The Sun raporton se Abramovich mund të ndikojë në shitjen e klubit londinez duke vendosur veton ndaj ofertave. Nëse Chelsea vijon të mbetet ‘peng’ e vetos së Abramovich, atëherë klubi do të zbresë gati 9 pikë në renditje duke rrezikuar kështu edhe shpresat për të hyrë në “Top Four” dhe Champions League.

Oferta më e lartë, e cila nuk e lidh Abramovich as me SHBA-në dhe as me Perëndimin apo Britaninë e Madhe, ëhstë Saudi Media Group. Sauditët thuhet të kenë paraqitur një ofertë prej 2.66 miliardë funtesh, por kancelari Rishi Sunak përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit ka refuzuar ta pranojë.

Qeveria e ka ende në dorë fatin e Chelsea për të marrë kontrollin e klubit, por edhe nëse diçka e tillë arrihet pikëpyetje do të jenë të ardhurat e londinezëve.

Të gjitha asetet e Roman Abramovich duke përfshirë kartat bankare të klubeve gjithashtu u ngrinë. Chelsea po humbet miliona paund në javë nga paga dhe nuk mund të fitojë para.

Biznesmeni amerikan Todd Boehly - i cili ka një pasuri prej 6.6 miliardë dollarësh - është bashkuar me miliarderin zviceran Hansjorg Wyss dhe zhvilluesin britanik të pronave Jonathan Goldstein për të ofertuar për klubin.

Treshja po kryeson një nga dy ofertat kryesore amerikane për Chelsean - që vlerësohet të jetë midis 2 miliardë dhe 2.5 miliardë paund.

Familja Ricketts, pronare e ekipit të bejsbollit Chicago Cubs, gjithashtu ka paraqitur një ofertë. Familja ka një pasuri prej 4.9 miliardë dollarësh. Kjo vjen pasi John Terry ka hyrë në garë për të blerë ish-klubin e tij – duke konfirmuar se ai po drejton një konsorcium prej 250 milionë funtesh.

Konsorciumi i True Blues po kërkon t'u blejë mbështetësve 10 për qind të aksioneve në klub dhe do të lejojë tifozët të kenë të drejtën e votës për vendimet e klubit.

Të fundit