Flash News


POLITIKOFF

Adam Levine dhe Behati Prinsloo bëhen prindër për herë të tretë disa muaj pas skandalit të tradhtisë

Adam Levine dhe Behati Prinsloo bëhen prindër për herë

Adam Levine dhe gruaja e tij Behati Prinsloo janë bërë sërish prindër.

Ish-modelja e 'Victoria's Secret' solli në jetë fëmijën e tretë të çiftit, sipas mediave të huaja. Ata kanë dy vajza më të mëdha Dusty Rose, 6 vjeç dhe Gio Grace, 4 vjeç.

Modelja e kishte ekspozuar shtatzëninë e saj në Instagram muajt e fundit, duke shpërndarë foto të ndryshme. Levine dhe Prinsloo janë martuar që nga viti 2014 dhe jetojnë me fëmijët e tyre në Kaliforni. Sipas raporteve të shumta, çifti bleu një vilë të madhe në qytetin luksoz të Montecito, pranë Santa Barbara në fillim të këtij viti.
 Marrëdhënia e çiftit hasi një pengesë në shtator, vetëm disa ditë pasi Prinsloo konfirmoi shtatzëninë e saj në mediat sociale. Modelja Sumner Stroh plasi një bombë duke zbuluar se ajo kishte një lidhje njëvjeçare me Levine dhe se ai i dërgoi mesazbe në qershor, duke e pyetur: "OK pyetje serioze. Unë do të kem një fëmijë tjetër dhe nëse është një djalë, dua t'ia vë emrin. Sumner. Je dakord me këtë?."

Antari i Maroon 5 deklaroi pas skandalit: "Unë u tregova i dobët duke folur me dikë tjetër përveç gruas sime në çdo lloj mënyre flirtuese. Nuk kam pasur një lidhje, megjithatë, e kalova kufirin gjatë një periudhe për të cilën jam penduar. Në disa raste u bë e papërshtatshme; e kam adresuar këtë dhe kam ndërmarrë hapa proaktivë për ta korrigjuar këtë me familjen timeGruaja ime dhe familja ime janë gjithçka që më intereson në këtë botë. Fakti që u tregova kaq naiv dhe budalla sa të rrezikoja të vetmen gjë që ka vërtet rëndësi për mua ishte gabimi më i madh. Unë marr përgjegjësinë e plotë. Ne do ta kalojmë atë. Dhe do ta kalojmë së bashku."

Në javët pas skandalit, Behati tregoi mbështetje për Levine. Më 1 tetor, ajo u bashkua me të në prapaskenë në shfaqjen e Maroon 5 në një gala bamirësie.

Një burim i afërt me çiftin tha për E! Nees në shtator se ndërsa Behati ishte "e mërzitur" me Levine, "ajo e beson atë se nuk kishte asnjë lidhje fizike. Ata kanë qenë bashkë gjatë gjithë kohës. Ajo ndjen se janë të lumtur dhe është e shokuar kur zbuloi se çfarë po ndodhte pas shpinës së saj."

Sa i përket Levine, burimi tha: "Ai është i zhgënjyer nga vetja dhe i mërzitur që ka lënduar familjen e tij në këtë mënyrë. Është një thirrje zgjimi dhe e ka bërë të kuptojë se ka shumë për të përmirësuar".

Të fundit