Flash News

POLITIKOFF

Adam Levine dhe Behati Prinsloo do të bëhen së shpejti prindër për herë të tretë

Adam Levine dhe Behati Prinsloo do të bëhen së shpejti

Adam Levine dhe Behati Prinsloo janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, sipas People. Prinsloo u pa me barkun e saj të rrumbullakosur gjatë pushimeve familjare në Hawaii. Modelja e Victoria's Secret u përpoq të qëndronte larg vëmendjes së paparacëve me një kapele ngjyrë bezhë, syze dielli të bardha dhe bikini blu, por nuk ia doli të “shpëtonte” pa u fotografuar.

Adam Levine dhe Behati Prinsloo do të bëhen së shpejti

Këngëtari i "Maroon 5" dhe Prinsloo tashmë janë prindër të dy vajzave, Dusty Rose, 5 vjeç dhe Gio Grace, 4 vjeç.

Adam Levine dhe Behati Prinsloo do të bëhen së shpejti

Çifti – i cili u martua në vitin 2014 – janë përpjekur t’i mbajnë dy vajzat e tyre të vogla larg vëmendjes, përveç paraqitjeve të herëpashershme në Instagramet e tyre përkatëse. Prinsloo ka folur më parë për dëshirën e saj për të zgjeruar familjen.

Adam Levine dhe Behati Prinsloo do të bëhen së shpejti

Në prill, këngëtari dhe modelja blenë rezidencën e Rob Lowe në Kaliforni prej 52 milionë dollarësh me më shumë hapësirë, e mjaftueshme për familjen që do të zgjerohet në pesë anëtarë.

Të fundit