Flash News

POLITIKOFF

Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend pas operacionit në tru, deputetët e presin me duartrokitje

Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend pas operacionit në tru,

Deputetja Adriana Matoshi është rikthyer sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit pas ndërhyrjes kirurgjike të vështirë që ka kryer në tru. Adriana është një nga aktoret më të dashura për shqiptarët dhe historia që ndau ajo me publikun pas rishfaqjes së tumorit në tru - pas 9 vitesh - ka bërë që shumë njerëz të sensibilizohen me dhimbjen e saj dhe i kanë shkruar me qindra mesazhe force.

Sot ajo u rikthye në Kuvend dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje Matoshit në seancë dhe i ka uruar shëndet. Ajo është mirëpritur me duartrokitje nga kolegët deputetë.

“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, deputetja Adriana Matoshi. Ajo ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë jo vetëm se vet është e fuqishme por edhe se çdo minutë kemi qenë më ty. Të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë” tha Konjufca.

 

Të fundit