Flash News

POLITIKOFF

Adriana Matoshi tregon kur kuptoi se i ishte rikthyer tumori: Në ditën kur hyra të takoj Arjolën në BBV

Adriana Matoshi tregon kur kuptoi se i ishte rikthyer tumori: Në ditën

Deputetja dhe aktorja e njohur shqiptare nga Kosova, Adriana Matoshi, ka qenë mbrëmë e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku ka bërë një rrëfim për jetën e saj personale.

Ndër të tjera, Matoshi tregoi dhe momentin prekës kur kishte kuptuar që i është rikthyer tumori.

“Ka qenë dita kur kam hyrë në ‘Big Brother VIP’, për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marrje mendsh, por u përpoqa të mbaj veten, që Arjola të mos e kuptonte. U vizitova të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor. Nuk doja t’i tregoja njeriu, por doja t’i jepja forcë dhe të tjerëve dhe bëra postimet në rrjetet sociale. Asgjë nuk është si shëndeti, s’ka lidhje as fama, asgjë tjetër”, u shpreh Matoshi.

Deputetja Matoshi tha po ashtu se ka pasur mbështetje të madhe nga qytetarët e thjeshtë, të cilët i kanë dhënë forcë për të përballuar sëmundjen.

Të fundit