Flash News

POLITIKOFF

Adrola Dushi gruaja e parë mirditore që nderohet me stemën e artë

Adrola Dushi gruaja e parë mirditore që nderohet me stemën e

Adrola Dushi konsiderohet si një nga femrat më të bukura shqiptare, e cila bukurinë shqiptare e ka përfaqësuar denjësisht edhe jasht vendit me sukseset e saj si modele.

Ish-missi jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e saj dhe kontributin për kulturën e Mirditës, kudo që ka marrë pjesë, në eventet kombëtare apo ndërkombëtare si përfaqësuese e Shqipërisë.

Për këtë arsye, sot Adrola është nderuar nga Bashkia e Mirditës, e cila ia dhuroi Stemën e Artë të Bashkisë Mirditë! Adrola është gruaja e parë mirditore që i jepet kjo stemë e artë me simbolet mirditore.

Modelja gjeti rastin për të falenderuar publikisht Kryetarin e Bashkisë Mirditë Z. Ndrec Dedaj, përmes një postimi në Instagram, të cilin mund ta lexoni të plotë në postimin e mëposhtëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

Të fundit