Flash News

POLITIKOFF

Aeroporti i Londrës i pari që heq kufizimin 100ml për lëngje në çantat e dorës

Aeroporti i Londrës i pari që heq kufizimin 100ml për lëngje

Aeroporti i Londrës bëhet i pari në Mbretërinë e Bashkuar që heq rregullin e kufirit të lëngjeve 100 ml në bagazhet e dorës. Aeroporti lindor i Londrës do të jetë i pari në Mbretërinë e Bashkuar që do të bëjë ndryshime në kufizimet që kanë qenë në fuqi që nga viti 2006. Kjo falë makinerive të reja CT të teknologjisë së lartë, të ngjashme me ato të përdorura në spitale, të cilat do të zëvendësojnë skanerët e vjetër.

Aeroporti i Londrës i pari që heq kufizimin 100ml për lëngje

Ata janë në gjendje të arrijnë një skanim 3D me rezolucion të lartë të çantave të pasagjerëve. Në vend të 100 ml, kufiri i lëngjeve tani do të jetë dy litra në bagazhin e dorës. Gjithashtu, pasagjerët nuk do të duhet të vendosin më kremra dhe artikuj kozmetikë në një qese plastike kur kalojnë në portën e sigurisë. Kjo vlen edhe për laptopët, të cilët nuk do të kenë nevojë të skanohen veçmas. Një zëdhënës i London City Airport tha për The Times:

"Një skaner i ri i fundit CT do të shtohet në fund të marsit, që do të thotë se kushdo që fluturon në prag të Pashkëve do të jetë në gjendje të mbajë laptopë dhe lëngje deri në dy litra brenda çantave të tyre."

Shefi ekzekutiv i aeroportit Robert Sinclair vuri në dukje se teknologjia do të ndihmonte gjithashtu në shmangien e radhëve të gjata të sigurisë. Makineritë e reja dhe rregullat e reja do të aplikohen në të gjitha aeroportet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar në muajt në vijim. Qeveria shpalli në dhjetor 2022 një afat deri në qershor 2024 për të vendosur teknologjinë e re kudo.

Të fundit