Flash News

POLITIKOFF

Afrona Dika reagon pas deklaratës së Bleros: Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra

Afrona Dika reagon pas deklaratës së Bleros: Më pëlqen

Një deklaratë e fundit nga Blero për ish-partneren e tij, Afrona Dika, ka tërhequr vëmendjen në rrjet. Blero u shpreh se marrëdhënia e tyre kishte në fokus paranë dhe nuk mund të funksiononte pa to.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar,” – ishte një pjesë nga deklarata e Bleros.

Afrona ka zgjedhur të ndajë një foto sot me një koment të bashkëngjitur:

“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën.”

Kujtojmë se Blero dhe Afrona i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre ne maj të 2022-it.

Afrona Dika reagon pas deklaratës së Bleros: Më pëlqen

Të fundit