Flash News

POLITIKOFF

Agron Llakaj flet pasi kaloi COVID-19: Një qytetar i thjeshtë nuk do kishte mundësitë që m’u ofruan mua

Agron Llakaj flet pasi kaloi COVID-19: Një qytetar i thjeshtë nuk do

Aktori i humorit Agron Llakaj ka treguar për herë të parë eksperiencën e tij me COVID-19. I ftuar në Neës24 me Anila Çelën në ‘News 24’.

Llakaj ka treguar se si e mori lajmin e infektimit e çdo detaj për hapat që mori pas infektimit.

 “I rrëmbyer nga puna isha më i pakujdesshmi në kuptimin e vlerësimit të kësaj situate. Në ditën e tretë të simptomave ne bëmë tamponin dhe dolëm pozitiv, sa po ktheheshim nga stërvitja 11 km ecje, pra ishim energjikë”, është shprehur Llakaj.

Aktori falenderoi dhe stafin mjekësor për kujdesin e madh që treguan ndaj tij dhe bashkëshortes:

“Natyrisht unë shpreha mirënjohjen për gjithë ekipin dua t’i themi gjërat siç janë. Nuk mendoj se një qytetar i thjeshtë mund të kishte mundësitë që m’u ofruan mua. Tani dhe këtë duhet ta bëjmë diferencën, ndaj dhe thashë shyqyr që kemi shok dhe miq."

 

Të fundit