Flash News

POLITIKOFF

Agron Llakaj kritika për Donaldin në lidhje me Einxhel: Nuk i flitet një vajze ashtu

Agron Llakaj kritika për Donaldin në lidhje me Einxhel: Nuk i flitet

Agron Llakaj ka qenë sot i ftuar në "Shqipëria Live" ku ka sqaruar dhe deklaratën e tij që tha në shtëpinë e BBV kur po darkonte me banorët bashkë me disa vipa të tjerë - se po të fitonte çmimin e madh, do hapte një fondacion.

Nga kjo deklaratë e aktorit është prekur Einxhel, e cila këto ditë e ka shprehur se këtë e ka marrë si provokim, duke qenë se Agroni kishte ardhur të mbështeste Donaldin dhe Einxhel ka menduar se Agroni me këtë deklaratë ka treguar anë.

Mirëpo, komediani ka sqaruar këtë deklaratë. Ai tha gjithashtu se e simpatizon Einxhel dhe se nuk është dakord me atë që i ka thënë Donaldi.

“I vetmi moment që i kam tërhequr vëmendjen ka qenë debati banal me Einxhelin. Doja ta mbyllja televizorin kur e pashë atë pjesë. Po të mundesha, do t’i kisha dhënë një të ulëritur të fortë. Nuk duhet të flitej me një vajzë ashtu, edhe pse u provokua”, tha ndër të tjera Agroni.

Të fundit