Flash News

POLITIKOFF

"Ajo që dua është kjo", Donaldi zgjedh Beatrixën

"Ajo që dua është kjo", Donaldi zgjedh Beatrixën

Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, aq sa mendonin që në vend të Donaldit ishte Romeo apo që Donaldi dhe Beatrix po bëjnë lojë, mbrëmë në live-show, aktori i humorit ka pranuar se ajo që do është Beatrix.

Donaldi tha se ndihen mirë me njëri-tjetrin. “Unë e di shumë mirë çfarë dua dhe ajo që dua është kjo,” tha ai.

“Rreth tij më merret fryma” dhe “ai e ka timonin në dorë. Nëse ai më thotë hajde hidhemi, unë do hidhem bashkë me të” - kishte thënë gjatë javë në dhomën e rrëfimit Beatrix.

Në videon përmbledhëse me momentet e tyre, Beatrix u shpreh se ndihet në siklet sepse ka qenë një ndër ata që janë emocionuar nga historia e Borës dhe Donaldit. Megjithatë, duket se të dy i kanë dhënë një mundësi njëri-tjetrit.

Ndërsa në rrjet vazhdon të komentohet fakti që Donaldi i dha shpresë Borës, ndërsa nuk i dha asnjë sqarim për lidhjen që po krijon. Në deklaratat e këtyre javëve, Bora ka treguar që po e pret jashtë Donaldin, por mesa duket Donaldi nuk ka më interes për këtë lidhje.

Vetë Bora edhe nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale apo edhe në emision.

 

Të fundit