Flash News

POLITIKOFF

Ajola Xoxa sqaron për herë të parë marrëdhënien e shumëpërfolur me Kastro Zizon

Ajola Xoxa sqaron për herë të parë marrëdhënien e

Së fundmi kanë qarkulluar thashetheme në rrjet se Ajola Xoxa mund te ketë pasur një lidhje të mundshme dashurie me këngëtarin Kastro Zizo për shkak të një foto të postuar nga Kastro gjatë viteve kur ishin në të njëjtën shkollë.

Ajola ka postuar mbrëmë një video të klipit të Alban Skënderajt, ku bashkëshortja e Erion Veliajt ishte kreatore e këtij klipi.

Një nga ndjekësit i shkruan Ajolës pikërisht për Kastron:

“Videoklip shumë i bukur. Po për Kastro Zizon do  bësh videoklip? Meqë thonë se e ke pasur të dashur në gjimnaz?"

Ajola ka vendisur të reagojë publikisht, teksa i ka kthyer përgjigje komentueses:

Kastro Zizon, ose Klevis Begen, jo vetëm qe nuk e kam patur KURRË  të dashur, por as që nuk kam dalë ndonjëherë me të, e as qe nuk e kemi pëlqyer ndonjëhere njëri-tjetrin, madje as miq nuk kemi qenë ne gjimnaz; ishim tek Petro Nini Luarasi, por në klasa paralele, pra të ndryshme.

Të vetmet gjëra qe na bashkonin ishin olimpiadat e fizikës dhe muzika (kur isha në gjimnaz këndoja edhe unë, ndërkohë Kastro me mikun e tij të ngushtë Renin patën formuar grupin « 2Farm », që u bë shumë i famshëm në atë kohë, dhe më patën kërkuar të këndoj një kënge me ta.

Kënga u regjistrua në studio, por unë nuk dola kurrë në skenë me ta, sepse më pas u largova për studime jashtë Shqipërisë). Kështu që edhe pse kemi 20 vite që njihemi, thjesht e përshendesim njëri tjetrin me respekt, ka.”

Ajola Xoxa sqaron për herë të parë marrëdhënien e

Të fundit