Flash News

POLITIKOFF

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, dërgohet me urgjencë në spital

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, dërgohet me

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax Jolie-Pitt, është përfshirë në një aksident dhe për pasojë ka marrë dëmtime të rëndë në kokë.

TMZ raporton se 20-vjeçari po ngiste biçikletën elektrike në Los Anxhelos kur goditi pjesën e pasme të një makine.

Pax u dërgua në spital dhe raportohet se nuk mbante helmetë në momentin kur u aksidentua.

Djali i ish-çiftit po i afrohej një kryqëzimi në bulevardin Los Feliz rreth orës 17:00 kur u përplas me makinën.

Shoferi i makinës doli nga mjeti duke kontrolluar gjendjen e Pax përpara se të mbërrinin në vendngjarje policia dhe mjekët.

Burimet thanë për TMZ se Pax është në gjendje të qëndrueshme, por nuk dihet ende shkalla e lëndimeve që ka pësuar nga përplasja.

Të fundit