Flash News

E-TJERA

Aksidentohet modelja Françeska Jaçe, publikohen pamje nga aksidenti

Aksidentohet modelja Françeska Jaçe, publikohen pamje nga

Modelja Françeska Jaçe është përfshirë në një aksident me makinë pak më parë në qytetin e Vlorës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur te “Rrethrrotullimi i Nartës” në hyrje të qytetit bregdetar dhe rrugës transballkanike.

Siç shihet në video, mjeti tip “BMË” i modeles është përmbysur te rrethrrotullimi, në anë të rrugës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, një automjet i markës “BMË” me drejtuese shtetasen F. J., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Aksidentohet modelja Françeska Jaçe, publikohen pamje nga

 

Të fundit