Flash News

POLITIKOFF

Aktori i Hollywood-it tregon të vërtetën e tij të errët: Jam HIV-pozitiv prej 14 vitesh

Aktori i Hollywood-it tregon të vërtetën e tij të

Aktori Hollywood-ian, Billy Porter, ka treguar së fundmi për “The Hollywood Reporter” se prej 14 vitesh jeton në fshehtësi me virusin HIV.

Aktori i Hollywood-it tregon të vërtetën e tij të

Aktori ka treguar se këtë të vërtetë e ka mbajtur të fshehtë edhe nga nëna e tij apo dhe bashkëpunëtorët e serialit “Pose”, në të cilin ka pasur rolin e një personazhi të infektuar me HIV/AIDS.

“Pose ishte një mundësi në të cilën unë mund të punoja me turpin nga HIV. Dhe më e bukura e Pray Tell ishte se unë kisha mundësinë të thosha gjithçka që doja të thosha përmes një personazhi,"- tha aktori.

Aktori i Hollywood-it tregon të vërtetën e tij të

Ai ka treguar se e ka mbajtur të fshehtë gjendjen e tij, që nga momenti i diagnostikimit, për shkak të ndjenjës së turpit, pasi është rritur në një familje fetare, që sëmundjen e tij mund ta shikonte si një “ndëshkim nga Zoti”.

“Turpi i asaj kohe u bashkua me turpin që ishte akumuluar në jetën time dhe kjo më bëri të jetoja me këtë turp për 14 vite. HIV-pozitiv, andej nga vij unë dhe ku jam rritur, shikohet si ndëshkim i Zotit”,

 

Të fundit