Flash News

POLITIKOFF

Aktori i "La Casa de Papel" do të bëhet së shpejti baba (dhe jo, nuk është Maria Pedraza partnerja)

Aktori i "La Casa de Papel" do të bëhet së shpejti baba

Aktori që luan personazhin nga Denver është në pritje të një vajze. Po, por nga kush?

Edhe pse sezoni i pestë i La Casa Di Carta ka mbërritur në Netflix (të paktën 5 episodet e para) vetëm disa ditë më parë, pjesa e parë e sezonit të fundit të serialit televiziv spanjoll tashmë është bërë një sukses mbarëbotëror, siç pritej në fund të fundit. Pas një pritjeje të gjatë, rraskapitëse, tani më në fund do të jemi në gjendje të dimë se çfarë do të ndodhë me bandën dhe, mbi të gjitha, cili do të jetë fati i Profesorit. Këtu, në një klimë të pritjes së përgjithshme ku nuk ka siguri, por vetëm një sasi të panumërt dyshimesh, Jaime Lorente, ose aktori që luan personazhin e Daniel Ramos / Denver (kohët e fundit u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia 2021 së bashku me kolegen e tij Esther Acebo,e  njohur më mirë si Stokholm), njoftoi bombën që askush nuk do ta priste.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jaime Lorente Lopez (@jaimelorentelo)

Jo, mos u shqetësoni, asnjë spoiler, 29-vjeçari bukurosh nuk bëri ndonjë zbulim epik dhe tronditës për 'La Casa De Papel 5", por njoftoi se ai dhe partnerja e tij së shpejti do të bëhen prindër.

Aktori i "La Casa de Papel" do të bëhet së shpejti baba

Pasi i tha lamtumirën kolegës së tij María Pedraza, dashuria e të cilëve lulëzoi në 2018 gjatë xhirimeve të serialit  "Elite dhe "La Casa de Papel" (pasi të dy aktorët kanë luajtur në të dyja serialet), Lorente ishte sërish beqar në fillim të vitit kur, pas disa javësh, ai filloi të takohej në fshehtësi të madhe me një nga anëtarët e stafit të "La Casa De Papel" i cili, që sipas revistës "Hola", është sitilistja e kostumografisë së serialit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jaime Lorente Lopez (@jaimelorentelo)

Vajza e tyre do të lindë në nëntor dhe do të ketë emrin Amaia.

Të fundit