Flash News

POLITIKOFF

Aktori i njohur hollivudian Baldwin ndodhet në Kosovë

Aktori i njohur hollivudian Baldwin ndodhet në Kosovë

Një prej yjeve më të njohura të kinematografisë botërore, William Baldwin është në Kosovë.

Aktori 59-vjeçar, mbrëmë është argëtuar në një nga lokalet e qytetit e Prizrenit.

Në disa foto që kanë postuar faqja zyrtare e këtij lokali shihet Baldwin bashkë me stafin e tyre.

Nuk dihet akoma nëse arsyeja e qëndrimit të aktorit në Kosovë është për ndonjë projekt të ri apo një vizitë private.

Të fundit