Flash News

POLITIKOFF

Aktori i njohur i Hollywood-it gjendet i vdekur bashkë me gruan dhe qenin e tij

Aktori i njohur i Hollywood-it gjendet i vdekur bashkë me gruan dhe qenin e

Aktori legjendar Gene Hackman është gjetur i vdekur së bashku me gruan e tij, Betsy Arakawa.

Vdekja e yllit të Hollivudit, i njohur për rolet e tij në Superman dhe French Connection, u njoftua nga Sherifi i Qarkut Santa Fe, Adan Mendoza.

Sipas Santa Fe New Mexican, çifti dhe qeni i tyre u gjetën të gjithë të vdekur në shtëpinë e tyre. Çifti i martuar u gjet i vdekur pasditen e së mërkurës dhe Sherif Mendoza nuk dha shkakun e vdekjes apo konfirmoi se kur vdiqën të dy.

Hackman ishte 95 vjeç dhe fitoi dy çmime Oscar gjatë karrierës së tij gjashtë dekadash. Ai u bë i famshëm me rolin e tij në Bonnie dhe Clyde dhe fitoi një reputacion si një nga aktorët më të vlerësuar në Hollywood.

Arakawa ishte 63 vjeç dhe çifti janë martuar që nga viti 1991. Hackman u tërhoq nga aktrimi në vitin 2004 me paraqitjen e tij të fundit në filmin Welcome to Mooseport.

Të fundit