Flash News

POLITIKOFF

Aktori i "Squid Game" mendon se historia e përgjakshme e serialit mund të bëhet një realitet i tmerrshëm

Aktori i "Squid Game" mendon se historia e përgjakshme e serialit

Një prej aktorët e kastit të serialit më të ndjekur për momentin në Netflix - Squid Game - ka pohuar se historia e përgjakshme e serialit mund të kthehet në një realitet të frikshëm.

Aktori Wi Ha-Joon, ka thënë për "The Sun" se ai beson se koncepti i serialit mund të bëhet realitet, nëse konkurrenca ekstreme dhe hendeku i pasurisë së shoqërisë sonë vazhdojnë”.

Aktori i "Squid Game" mendon se historia e përgjakshme e serialit

Wi, i cili në serial luan rolin e një polici që përpiqet të depërtojë në organizatën hije që drejton lojërat vdekjeprurëse dhe zbulon se një ndër ta është vëllai i tij të cilin kishte kohë që e kërkonte, gjithashtu beson se frika e shoqërisë për virusin COVID-19 luan rol në popullaritetin e madh të shfaqjes.

Ky serial bën fjalë për një lojë të zhvilluar mes 456 lojtarëve depresivë dhe të zhytur në borxhe, ku vetëm njëri prej tyre ka shansin të dalë fitues me miliona dollarë ndërsa të tjerët do të vdesin.

Aktori i "Squid Game" mendon se historia e përgjakshme e serialit

Të fundit