Flash News

POLITIKOFF

Aktori i “Stupcave” i pari shqiptar që bëhet pjesë e Netflix

Aktori i “Stupcave” i pari shqiptar që bëhet pjesë e

Aktori i njohur i grupit humoristik, “Stupcat”, Mensur Safqiu, së shpejti do të bëhet pjesë e platformës më të madhe të transmetimit, Netflix.

“Prive” ka treguar se ai do të luajë rolin e një profesori rus në një serial turk “Kafka e nxehtë” në të cilin flitet për botën apokaliptike të bërë rrëmujë nga një sëmundje e cila përhapet nga mendja në mendje.

Prodhimi do të vijë në vjeshtë në Netflix dhe aktori do të jetë i pari aktor shqiptar i cili arrin të bëhet pjesë e një platforme të tillë.

Aktori i “Stupcave” i pari shqiptar që bëhet pjesë e

Kujtojmë se Mensur Safqiu famën dhe popullaritetin e mori falë roleve të tij me grupin “Stupcat”. Së fundmi është njoftuar se aktorët janë ndarë nga projekti i përbashkët për të vazhduar me projekte të tyre personale.

Të fundit