Flash News

POLITIKOFF

Aktori i "Sulejmanit të Madhërishëm" dënohet me 16 vite burg

Aktori i "Sulejmanit të Madhërishëm" dënohet me 16

Gjykata e Stambollit ka dënuar me 16 vite e 8 muaj burg aktorin e njohur të telenovelave, Adnan Koç.

Aktori i "Sulejmanit të Madhërishëm" dënohet me 16

Ai u arrestua në vitin 2018 në qytetin Atasehir gjatë një operacioni anti-drogë, ku ai bashkë me vëllanë dhe disa të tjerë rezistuan gjatë aksionit me ç’rast edhe plagosën disa efektivë të rendit.

Aktori i "Sulejmanit të Madhërishëm" dënohet me 16

Sipas medias turke "Sabah", krahas akuzës për trafik të lëndëve narkotike, gjykata e dënoi atë edhe për “tentativë vrasjeje të punonjësit të policisë”. Kjo është një akuzë e rëndë sipas kodit penal turk, detaj i cili edhe i ka rënduar vitet e burgut.

Aktori i "Sulejmanit të Madhërishëm" dënohet me 16

Adnan Koç ka luajtur në shumë seriale turke, përfshirë dhe “Sulejmanin e Madhërishëm” ku kishte rolin e Behram Pashës, serial i cili është transmetuar dhe në Kosovë e Shqipëri.

Të fundit