Flash News

POLITIKOFF

Aktori shqiptar pjesë e nominimeve të çmimeve "Oscar"

Aktori shqiptar pjesë e nominimeve të çmimeve "Oscar"

Pjesë e listës së nominimeve të çmimeve Oscar 2021- listë që u publikua një ditë më parë, është bërë dhe aktori shqiptar, Alban Ukaj luan në filmin "Quo Vadis, Aida" - një prodhim boshnjak që është nominuar në eventin më të rëndësishëm të filmit.

Aktori shqiptar pjesë e nominimeve të çmimeve "Oscar"

Filmi me regji të Jasmila Zbanic, nominuar për çmimin filmi më i mirë ndërkombëtar me metrazh të gjatë, trajton masakrën e Srebenicës. “Quo Vadis, Aida”, është i bazuar në një ngjarje të vërtetë, të një përkthyeseje ndërkombëtare e cila shërbeu asokohe në Bosnje dhe Hercegovinë. Ukaj ka rolin e përkthyesit, Tarik.

Aktori shqiptar pjesë e nominimeve të çmimeve "Oscar"

“Nuk do t’i harroj xhirimet e këtij filmi asnjëherë, dhe besoj se të njëjtën ndjesi do ta kenë krejt aktorët e këtij filmi, sepse ky film ka lënë vulë në secilin prej nesh.  Do ta kujtojmë krejt procesin e këtij filmi, e besoj që për regjisoren do të jetë edhe një ndjesi më e veçantë, e cila ka punuar mbi tetë vjet për realizimin e filmit “Quo Vadis, Aida”, tha Ukaj në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për KultPlus duke folur për rolin e tij në film

 

Të fundit