Flash News

POLITIKOFF

Aktori shqiptar rrëfen eksperiencën në serialin turk dhe prezantimin me Burak Ozçivit

Aktori shqiptar rrëfen eksperiencën në serialin turk dhe

Emrat shqiptarë që korrin sukses në kinematografinë turke po shtohen gjithnjë e më shumë dhe i fundit është aktori Ervis Belollari. Ai është pjesë e serialit të njohur dhe shumë të ndjekur edhe në Shqipëri, “Osmani”, ku interpreton edhe aktori Burak Özçivit.

Në një lidhje me Skype për emisonin “ABC-ja e Mëngjesit”, Ervisi ka treguar si u bë pjesë e këtij seriali, takimin në sheshxhirim me Burak Özçivit dhe eksperiencën e tij në këtë serial.

 “Unë jam 23 vjeç, jam me origjinë nga Pogradeci, por jam rritur në Librazhd. Kam studiuar në Turqi dhe që 7 vjeç kam pasur dëshirë të bëhesha pjesë e serialeve turke. Kur i shikoja nga ekrani thosha që do shkoj një ditë atje. Jam një nga mbrojtësit e kalasë së osmanëve, një nga pozicionet më të larta që mund të kesh është ky. Janë edhe tre aktorë shqiptarë nga Maqedonia që luajnë aty.

Ditën e parë kur kam shkuar në xhirime, nuk doja të ndihesha larg dhe u afrova. I pari që erdhi ishte Burak Özçivit dhe i thashë: ‘Jam nga Shqipëria. Është kënaqësi të bëhem pjesë e serialit’,” –ka rrëfyer Belollari, duke treguar më tej se çfarë ndodh gjatë xhirimeve.

“Shpatat janë të vërteta dhe duart më janë bërë plagë. Kam thënë mos më merrni më në luftë, më lini në pozicionin e kalasë së osmanëve. Ka aktorë që janë vrarë dhe kanë shkuar në spital. Çfarë nuk ndodh, është njësoj si një luftë e vërtetë”, -përfundoi ai.

Të fundit