Flash News

POLITIKOFF

Aktori Steven Seagal [mik i Putin] flet për pushtimin rus të Ukrainës: Unë i shikoj të dy si një familje

Aktori Steven Seagal [mik i Putin] flet për pushtimin rus të

“Unë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shuma të mëdha parash për propagandë për të provokuar dy vendet që të jenë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin”, thotë aktori.

Aktori i njohur Steven Seagal [që njihet dhe si mik i Putin] ka ndarë mendimet e tij rreth pushtimit rus të Ukrainës. Duke folur për 'Fox News Digital', aktori 69-vjeçar tha se ai i shikon Rusinë dhe Ukrainën "si një familje".

"Shumica prej nesh kanë miq dhe familje në Rusi dhe Ukrainë," i tha ai gazetës. “Unë i shikoj të dyja si një familje dhe me të vërtetë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shuma të mëdha parash për propagandë për të provokuar dy vendet që të jenë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin."

Aktori Steven Seagal [mik i Putin] flet për pushtimin rus të

“Lutjet e mia janë që të dy vendet të arrijnë në një zgjidhje pozitive, paqësore, ku ne mund të jetojmë dhe të lulëzojmë së bashku në paqe”, shtoi Seagal.

Në vitin 2018, Rusia emëroi aktorin si të dërguar special për të përmirësuar lidhjet me SHBA. Ministria e Jashtme ruse njoftoi në atë kohë se përgjegjësia e Seagal do të ishte "lehtësimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën humanitare, duke përfshirë bashkëpunimin në kulturë, art, shkëmbime publike dhe rinore".

Kur Seagal mori nënshtetësinë ruse në vitin 2017, Ukraina e ndaloi atë të hynte në vend, pasi luftimet midis rebelëve rusë dhe forcave ukrainase u përshkallëzuan në Ukrainën lindore. Komentet e Seagal për konfliktin në vazhdim vijnë pasi podkasteri Joe Rogan ndau një raport të rremë të falsifikuar sikur e kishte publikuar 'CNN' duke pretenduar se aktori i Under Siege i është bashkuar forcave speciale ruse të stacionuara pranë Kievit.

Të hënën (28 shkurt), podkasteri 54-vjeçar postoi një pamje të falsifikuar të një raporti lajmesh që përshkruante Seagal të veshur me uniformën e forcave speciale me një armë në dorë.

“Agjencitë e inteligjencës në mbarë botën kanë pikasur aktorin amerikan Steven Seagal në mesin e forcave speciale ruse të pozicionuara rreth periferisë së aeroportit Gostomel pranë Kievit, të kapur nga trupat ajrore ruse”, thuhet në raportin e rreme të lajmeve.

Aktori Steven Seagal [mik i Putin] flet për pushtimin rus të

Kujtojmë se aktori i famshëm njihet për raportin e ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin. Aktorii cili mori shtetësinë ruse në vitin  2017, ka mbrojtur me zë të lartë politikat e liderit rus, duke përfshirë aneksimin e Krimesë në 2014, dhe ka kritikuar qeverinë amerikane.

Të fundit