Flash News

POLITIKOFF

Aktori Vincent Cassel i jep fund martesës me modelen 26-vjeçare

Aktori Vincent Cassel i jep fund martesës me modelen 26-vjeçare

Në media po qarkullon lajmi se  aktori Vincent Cassel dhe modeja 26-vjeçareTina Kunakey po ndahen.

Lëvizja e fundit e yllit francez, ka ndezur edhe më shumë thashethemet. Aktori 56-vjeçar ka fshirë të gjitha fotot e gruas së tij 26-vjeçare nga llogaria e tij në Instagram. Çifti, i cili u martua në vitin 2018 dhe kanë një vajzë, nuk i kanë komentuar spekulimet rreth lidhjes së tyre.

Aktori Vincent Cassel i jep fund martesës me modelen 26-vjeçare

Megjithatë, një burim i cituar nga Daily Mail pohoi se ata u ndanë javë më parë dhe se "Tina është e shkatërruar". Ylli 56-vjeçar dhe Kunakei filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2016, të cilët u martuan dy vite më vonë.

Pavarësisht nga ato që dëgjohen, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar zërat se i kanë dhënë fund lidhjes. Cassel është i njohur për rolet e tij në filma si ‘La Haine’, ‘Black Sëan’ dhe ‘Irreversible’. Ai ka qenë i martuar më parë me aktoren Monica Bellucci, me të cilën ka dy vajza.

Aktori Vincent Cassel i jep fund martesës me modelen 26-vjeçare

Tina Kunakei, nga ana tjetër, është një yll në rritje në industrinë e modës. Modelja 26-vjeçare ka lindur në Toulouse të Francës, me prejardhje togoeze dhe italiane. Ajo është shfaqur në fushata për shtëpitë kryesore të modës si Ralph Lauren, Jean Paul Gaultier dhe Armani. Ata u martuan më 24 gusht 2018, në një ceremoni intime në ishullin Bidart, Francë. Çifti ishin në lidhje që nga viti 2016 dhe dasma e tyre u zhvillua në një kishë të vogël.

 

Të fundit