Flash News

POLITIKOFF

Aktorja britanike raportohet e zhdukur, rritet shqetësimi për mirëqenien e saj

Aktorja britanike raportohet e zhdukur, rritet shqetësimi për

Tanya Fear ka luajtur në serialin "Doctor Who" në 2018-ën dh është shfaqur në shfaqjet britanike si "Cleaning Up and Endeavor"; serialin francez 'Spotless"; si dhe filmat Kick-Ass 2 dhe A Moving Image, dhe video lojërat "Need For Speed: Payback".

Aktorja është raportuar e humbur, pasi është parë për herë të fundit të enjten, sipas miqve dhe familjarëve të saj. Së bashku me fansat, familjarët e saj po bëjnë thirrje dhe po përdorin hashtagun #FindTanyaFear (Gjendi Tanya Fera) në rrjetet sociale me shpresën se do kenë ndonjë informacion më shumë.

Menaxheri i aktores, Alex Cole, ka thënë ABC News.com se ishte mirë kur e pa për herë të fundit një javë më parë.

"Që kur ajo ka qenë këtu, ajo ka pasur një karrierë të shkëlqyer dhe ky është vetëm fillimi," tha ai.

"Ne jemi të shqetësuar padyshim dhe [shpresojmë] të zbulojmë se ky është një gabim i thjeshtë dhe do e gjejmë atë."

Departamenti i Policisë në Los Anxhelos konfirmoi një raport të personave të zhdukur për të, të enjten, 9 shtator. Sipas llogarisë në Twitter @FindTanyaFear, e cila përshkruhet se drejtohet nga familja e saj, aktorja u pa për herë të fundit në dyqanin ushqimor Trader Joe në Bulevardin Santa Monica.

Të fundit